Sht, Qer 13, 2026
Banner Top
Banner Top

Me rastin e shënimit të Javës kundër kancerit të qafës së mitrës, profesionistët e KPSH-së të Kryeqytetit kanë filluar organizimin e aktiviteteve dhe ligjëratave vetëdijësuese me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, për rëndësinë e bërjes së vizitave mjekësore të rregullta dhe vaksinimin me HPV vaksinën.

Aktivitetet filluan në ambientet e QKMF-së, QMF-ve me pacientët, qytetarët, komunitetin, si dhe me mësimdhënësit në SHFMU-të më të afërta të komunës së Prishtinës.


Gjatë aktivitetit profesionistët e KPSH-së ofruan informacione të rëndësishme lidhur me rreziqet nga infeksioni me HPV, dhe rëndësinë e madhe të vaksinës në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe të sëmundjeve tjera të lidhura me HPV-në, i cili mund të infektojë të dy gjinitë.


Në vendin tonë bëhet vaksinimi kundër Virusit të Papilomes Nerëzore(HPV) për vajzat e klasëve të 6-ta sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, si dhe mund të vaksinohen edhe vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.


Për këtë grup-moshë vaksinimi bëhet në Qendrat e Mjekësis Familjare të komunës së Prishtinës, ndërsa nga muaji shkurt 2025 fillon aplikimi i HPV vaksinës edhe për djemtë në klasë të 6-ta.

Kjo mundëson parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV që mund të prekin të dy gjinit.

Kanceri i qafës së mitrës është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri i grave në shumë vende nëpër botë, megjithatë me veprime parandaluese të duhura si;
bërja e rregullt e PAP testit dhe vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet, po ashtu nëse diagnostikohet herët mund të trajtohet në mënyrë efektive.


Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale edukative shëndetësore.


E ardhmja është e mundur pa kancer!

Youtube

Arkiva

Kategoritë