Një shembull i miqësisë së vërtetë është ai mes Olive Woodward dhe Kathleen Saville, që janë mike të ngushta tash e 78 vjet.
Ato janë takuar kur ishin vetëm 11 vjece dhe i kanë qëndruar pranë njëra – tjetrës që nga ajo kohë.
Gjërat do të funksiononin mirë për shoqërinë e tyre, pasi edhe bashkëshortët e të dyjave punonin në të njëjtën kompani, e madje një kohë kanë jetuar në të njëjtën rrugë.
Por jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për të dyja. Kathleen e humbi bashkëshortin e saj në vitin 1989, pas 35 viteve martesë dhe deri vitin e kaluar ka jetuar e vetme. Burri i Olives, në anën tjetër ka vdekur në vitin 2004. Një kohë ajo ka jetuar me vajzat e saj, por vitin e kaluar vendosi që së bashku me miken e saj të shkojnë në një shtëpi kujdesi për pleq.
Të dy miket, janë më të moshuarat në shtëpinë ku jetojnë. Ato shprehen që sekreti i jetëgjatësisë së shoqërisë së tyre është se nuk kanë debatuar asnjëherë/Familja Jone