Mër, Qer 17, 2026
Banner Top
Banner Top
IZHPS sot prezanton hulumtimin “Qasja në mësimin online në kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale gjatë COVID-19”

Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale – IZHPS sot publikon hulumtimin ‘Qasja në mësimin online në kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale gjatë COVID-19″.

Ky hulumtim është zhvilluar gjatë muajit maj në kohë pandemie dhe qëllimi i këtij hulumtimi ishte mbledhja e të dhënave dhe paraqitja e tyre lidhur me kushtet e jetesës, përcjellja e mësimit dhe sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe familjet përfituese të asistencës sociale.

Prezantimi i këtij hulumtimi do të bëhet pikërisht sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Hotel Siruis në Prishtinë.

Kjo është agjenda e kësaj ngjarje:

11:45-12:00 – Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

12:00-12:10 – Besa Luzha – FES, Fjala hyrëse

12:10-12:15 – Hilmi Jashari – Avokat i Popullit

12:15-13:00 – Vebi Mujku – IZHPS Prezantimi i raportit hulumtues

13:00-13:00 – Diskutim i hapur

13:00 – 13:30 – Përmbyllje dhe kafe

Youtube

Arkiva

Kategoritë