Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Infertiliteti i meshkujve dhe metodat e trajtimit

Infertiliteti i meshkujve është pamundësia e të qenit baba me rrugë normale. Zakonisht kjo gjendje nuk ndikon në jetën seksuale të meshkujve. Infertiliteti i meshkujve mund të analizohet në 4 grupe:

1. Mungesa e spermatozoideve në spermë (azoospermia)

Kjo gjendje formohet me mos riprodhimin e spermës në testise,kur nuk egzistojnë kanalet bartëse nga lindja apo kur ato janë të bllokuara. Nëse nuk zbulohen arsyejet për problemet e riprodhimit,atëherë traumat e mundshme në testise, inflamacioni i testiseve i shkaktuar nga shytat në periudhën e pubertetit si dhe kemoterapia dhe radioterapia mund të shkaktojnë azoosperminë.Edhe problemet kromozomale sikur( Sendroma Klinefelter,Problemet e kromozomit Y),mund të shkaktojnë mungesë të spermatozoideve. Sëmundja cistike fibrozis,duhet të hulumtohet në rastet kur ka mungesë të kanalleve nga lindja. Po ashtu,edhe infeksionet genitale të përjetuara në të kaluarën mund të shkaktojë bllokime në kanale. Ndonjëherë te meshkujt,bëhet fjalë për Ejakulimin retrograd,gjendje kjo ku sperma gjatë rrjedhjes kthehet prapa drejtë qesës urinare. Ky problem,mund të shfaqet si rezultat I efektit anësorë të operimit Prostat apo të disa ilaçeve.

2. Të ketë pak apo të ketë dobësi në sasinë e spermës(oligospermi),lëvizshmëri(astenospermi) apo në përbërje(teratospermi). Mund të ketë shumë arsyeje për këtë gjendje.

Disa nga ato janë, mungesa hormonale, infeksionet, ilaçet antidepresive,të tensionit(shtypjes), ilaçet anabolizane që përdoren për zhvillim të trupit, ilaçet narkotike, konsumimi I alkoolit dhe cigars si dhe bërja dush shpesh me ujë të nxehtë.

3. Rastet kur analiza e spermës është normale mirëpo paraqitet problem në kapacitetin e fekondimit të vezës; të mos fekondojë fare apo të ketë më pak fekondim. Mund të jetë rezultat I problemeve strukturore të spermës. Më shpesh shihen në patologjinë e kokës dhe bishtit.

4. Të mos bëhet Ejakulimi(rrjedhja e spermës). Tek shumica e meshkujve infertil,nuk vërehet ndonjë patologji genital apo fizike. Te disa meshkuj vërehen ndryshime në qimet e fytyrës dhe trupit, inde të mëdha të gjoksave, testise jo të lëshuara,mungesa e vëllimit testikular si dhe varikocell. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë