Mar, Kor 7, 2026
Banner Top
Banner Top
IKSHPK me apel për qytetarët: Omicron po rëndon situatën, mund të ngarkojë institucionet shëndetësore

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kë kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen e të respektojnë masat Anti-COVID për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Nga IKSHPK kanë thënë se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”, thuhet nga IKSHPK.

Sipas IKSHPK’së, të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese.

Youtube

Arkiva

Kategoritë