Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit & rektumit të cilat kur zgjerohen shkaktojnë irritim.
Hemorroidet shpesh shoqërohen me këto simptoma:
- gjakderdhje pa dhimbje
- kruarje apo irritim në zonën anale
- dhimbje dhe enjtje në zonën anale
Ato ndahen në:
Hemorroide të brendshme përfshijnë venat brenda zorrës së trashë. Hemorroidet e brendshme zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por mund të rrjedhin gjak pa dhimbje.
Hemorroidet e lëshuara mund të zgjaten poshtë deri sa të dalin jashtë anusit. Një hemorroid i lëshuar mund të kthehet më vete prapë brenda në zorrën e trashë. Ose mund ta shtyeni butësisht përsëri brenda.
Hemorroidet e jashtme përfshijnë venat jashtë anusit. Mund të shkaktojnë kruajtje, dhimbje dhe nganjëherë mund edhe të çahen dhe të rrjedhin gjak.
Shumicën e kohës, simptomat e hemorroideve largohen pas disa ditëve, madje edhe pa trajtim. Nëse jo, trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve.
Mirëpo në rastet kur trajtimi me medikamente nuk jep rezultat mjekët specialistë rekomandojnë eleminimin e tyre nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale./Familja Jonë