Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Hashim Thaçi erdhi për vizitë në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, është liruar për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçin, i cili tash e disa kohë e ka të rënduar gjendjen shëndetësore.

Burime të Paparacit kanë treguar se Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.

Tani, ai veçse ka arritur në QKUK.

Vizita e tij është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë.

Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm të klientit të tij për të vizituar babain e tij, por gjykata i ka hedhur poshtë të dy kërkesat e mëparshme.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza.

Youtube

Arkiva

Kategoritë