Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjidhënia: Kërkoni ndihmën e mamisë dhe ju nuk do të keni probleme

Secila nënë e cila merr për herë të parë në dorë foshnjën e saj e ndjenë atë!

E qara e parë është më e dhimbshmja dhe instinktivisht dëshiron ta qetësojë me anë të gjirit.

Por jo të gjitha nënat e reja e kanë kaq të lehtë këtë kontakt me foshnjën e tyre.

Sidomos gratë që lindin për herë të parë hasin në vështirësi të shumta por krejt çka ju duhet është durim, mund dhe një profesionist.

Mamitë nga Kujdes shtëpiak për bebet dhe nënat janë ato që juve ua lehtësojnë gjithë këtë proces.

Për pak mos dijeni ju mund ta privoni të voglin tuaj nga qumështi i gjirit!

Kërkoni ndihmën tuaj tek mamitë dhe ju e foshnja juaj do t’ju jeni falënderuese për gjithë jetën për mrekullitë që ato bëjnë në ndihmën e gjidhënies.

Lexoni më poshtë benefitet e të ushqyerit me gji:

1. Fëmijët që ushqehen me gji janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet ngjitëse në krahasim me fëmijët që ushqehen me shishe, për arsye se qumështi i nënës përmban antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjës në rast të problemeve serioze si: barkëqitja dhe sëmundjet e tjera të stomakut dhe disa kancere të fëmijërisë.

2. Qumështi i nënës jep një ndjenjë të rehatisë, lumturisë dhe stabilitetit psikologjik, të cilën nëna e ndien si rezultat i lidhjes së fortë me fëmijën e saj dhe përmbushjen e rolit të saj natyror.

3. Te fëmijët që ushqehen me gji ka më pak infeksione të traktit urinar.

4. Gjidhënja ndihmon të krijohet një lidhje midis nënës dhe fëmijës dhe e bën fëmijën të ndiejë një lidhje të fortë emocionale me nënën e tij si rezultat i ngrohtësisë, sigurisë dhe dëshirës që nëna i jep gjatë gjidhënies.

5. Qumështi i nënës është në një vend të sigurt dhe ka temperaturën e duhur, e cila është e afërt me temperaturën e trupit. Ai është larg kontaminimit dhe derdhet në gojën e fëmijës në sasi që konsumohet lehtë.

6. Thithja e gjirit nga fëmija stimulon qelizat sensitive të majës së gjirit, të cilat i dërgojnë mesazh gjëndrës hipofizare, e cila pastaj e prodhon hormonin oxytocin, i cili shkakton tkurrjen e mitrës dhe kthimin e saj në madhësinë normale.

7. Gjidhënia e zvogëlon rrezikun e kancerit të vezores dhe të gjirit para menopauzës, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, gjithashtu zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të shtatzënisë te nëna, i cili mund të zhvillohet si lloji II i diabetit.

8. Qumështi i nënës është i pranishëm në çdo kohë, është falas dhe nuk kushton asgjë.

Një numër i studimeve kanë demonstruar se fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri kanë disa përparësi ndaj fëmijëve të tjerë, si për shembull:
– Inteligjenca e tyre është më e lartë sesa e fëmijëve të ushqyer me shishe.
– Ata mësojnë të flasin më herët sesa fëmijët e tjerë.
– Ata janë më së paku të rrezikuar nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.
– Ata kanë më pakë gjasë të zhvillojnë mostretjen, një gjë që i bën fëmijët të qajnë.
– Ata kanë më pak rrezik të zhvillojnë diabet dhe leukemi. 
– Ata mund të ecin më herët së fëmijët e tjerë.

Për më shumë informata dhe për të kontraktuar shërbimet tuaja kontaktoni:

Facebook: Kujdesi shtepiak per bebet dhe nenat

Instagram: Kujdesi shtepiak per bebet dhe nenat

Tel:+383 49 315 098

Adresa: Rr. Vellezrit Fazliu, Prishtine

Youtube

Arkiva

Kategoritë