Një person, i cili u raportua i zhdukur ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në Millosheve të Obiliqit.
Rastin e kishte konfirmuar për Policinë e Kosovës një person, i cili e kishte parë trupin e pajetë të viktimës.
Personi i vdekur është nga Vushtrria, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima është raportuar si person i zhdukur më 9.2.2021 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.












