Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Gazetarët bëhen përfitues të ndihmës juridike falas

Gazetarët, fotoreporterët, kameramanët dhe redaktorët për herë të parë janë përfshirë si kategori përfituese në Ligjin për Ndihmë Juridike Falas, të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 25 shkurt 2022.

Ky ndryshim ligjor nënkupton që nëse gazetarët largohen nga puna, paditen për shpifje, ballafaqohen me Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) apo ndiqen penalisht, ata do të përfitojnë shërbime falas juridike dhe përfaqësim në gjykatë nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Ndryshimi ligjor është propozuar nga juristja e së drejtës së medias Flutura Kusari dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe është mbështetur nga shumica e partive politike në pushtet dhe në opozitë.

Përfitues mund të jenë vetëm ata që punojnë në radio dhe televizione të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Media dhe/apo ata që punojnë në mediat online që janë të regjistruara në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, neni 10/A (1.11). https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=55138

Arkiva

Kategoritë