Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
FSK-ja nderon me mirënjohje drejtorin e Klinikës së Onkologjisë dr. Ilir Kurtishi

Komandanti i Komandës së Logjistikes të FSK-së gjeneral brigade, Naim Haziri, ka nderuar me mirënjohje drejtorin e Klinikës së Onkologjisë dr. Ilir Kurtishi.

Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kjo mirënjohje për dr. Kurtishin i jepet për kujdesin e vazhdueshëm që ai tregon për të gjithë pacientët, në veçanti për ish-pjestarët e UÇK-së dhe FSK-së të cilët janë trajtuar dhe vazhdojnë të trajtohen në këtë klinikë.

Postimi i plotë i tij:

“Sot pata knaqësin ta takoj në zyrën time Drejtorin e Klinikës së Onkologjisë Dr. Ilir Kurtishi.
Me këtë rast i ndava një mirnjohje në shenjë falenderimi për kujdesin e vazhdueshëm që Dr.Iliri tregon për të gjithë pacientët e në veqanti për ish pjestarët e UÇK-së, dhe FSK-së që janë trajtuar dhe vazhdojnë të trajtohen në këtë klinikë.
Faleminderit Dr.Ilir.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë