“Une nuk ha fruta sepse kanë shumë sheqer”
Kjo është një shprehje e shpeshtë që e dëgjojmë nga personat me diabet. Por edhe pse frutat permbajnë sheqer natyral, ato po ashtu janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra të rëndësishme të cilat sjellin shumë benefite për trupin.
Gjithashtu, jo të gjitha frutat përmbjanë të njëjtën sasi sheqeri: disa kanë më shumë sheqer se të tjerat dhe disa kanë më shumë fibra, çka pengon ndikimin që mund të sjell sheqeri në nivelin tuaj të glicemisë.
Kjo i bën frutat një zgjedhje shumë më të mirë se ushqimet e përpunuara ose ëmbëlsirat. Ndaj, nëse jeni me diabet ose nëse jeni duke u përpjekur për të ulur nivelin e sheqerit që konsumoni, ja çfarë frutash duhet të zgjidhni:
1. Fruta pylli – kanë më pak ndikim në nivelin e glukozes në gjak se frutat e tjera. Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Mund t`i shtoni në kos apo tërshërë dhe t`i hani për mëngjes.
2. Portokalle dhe qitro – janë të pasura me fibra, çfarë ndihmon në ruajtjen e nivelit të duhur të glukozës në gjak. Po ashtu, janë të pasura me vitamin C, çka nxit imunitetin.
3. Dardhët – një dardhë mesatare përmban rreth 6 gram fibra – që është sa 24% e sasisë së rekomanduar për gratë nën moshën 50 vjeç. Mund t`i hani në oraret ndërmjet vakteve.
4. Mollët – janë një opsion shumë i mirë, i pasur me fibra. Mund t`i shoqëroni me arra, bajame dhe djathë. Mollët njihen edhe si ushqyes të baktereve të mira të trupit.
5. Nektarinat, kumbullat dhe pjeshkët – nuk përmbajnë shumë sheqer. Por duhet t`i shmangni në trajtën e frutave të thata, pasi sasia e sheqerit rritet në këtë rast.
6. Rrushi – shumë njerëz e shmangin rushin pasi mendojnë se është shumë i ëmbël. Megjithatë, rrushi është një burim i vyer i fibrave dhe vitaminës B-6, që ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe rregullimin e humorit. Mund të hani rreth 15 kokrra rrushi pa u ngarkuar me karbohidrate.
Frutat për të cilat duhet të bëni kujdes:
Siç mund ta shihni nga lista e mësipërme, janë plot fruta që ju mund t`i shtoni në dietën tuaj të përditshme. Por mos harroni se ka edhe fruta të cilat përmbajnë më shumë sheqer por që sërish nuk duhen eliminuar nga dieta. Ato thjesht duhet të konsumohen më rrallë.
Këto fruta janë:
– Bananet
– Ananasi
– Mango
– Frutat e thata
Për sa i përket sasisë së frutave që mund të hani në një ditë, mbani mend që mjafton një frut për vakt dhe ju nuk do ta tejkaloni sasinë ë karbohidrateve që duhet të merrni.
Një trend ushqimor për të cilin duhet të bëni shumë kujdes, janë lëngjet e frutave. Edhe pse lengjet e frutave përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë – gjatë procesit të shtrydhjes, humbasin fibrat, çka ju bën më vulnerabël ndaj sheqerit.
Ndaj rekomandimi është që frutat që haen janë më mirë se ato që pihen.
Për të gjithë personat të cilët kanë simptoma, predispozita trashëguese, ose ndonjë shenjë të vogël që dyshojnë se mund të jenë diabetik, gjithmonë rekomandohet bërja e analizave të cilat na japin rezultate dhe përgjigje për shëndetin.
E për rezultate të sakta, të shpejta me çmime të volitshme iu kishim referuar laboratorin Olive në Prishtinë, i cili momentalisht është në ditët e zbritjeve, një Check-up Diabetik mund ta bëni për vetëm 20 Euro deri më datën 05.10.2019 në të cilin përfshihet Vizita nga Endokrinologu, HbA1C, Glikemi./Familja Jonë