Hën, Kor 15, 2024
Banner Top
Banner Top
Foshnja juaj po qan? Si ta qetësoni?

Gjatë muajve të parë, foshnjat qajnë rreth një orë e gjysmë në ditë për arsye të ndryshme si uria, dhimbja, frika, lodhja apo thjeshtë duan që ta mbani.

E qara e vazhdueshme mund të shkaktojë shumë stres dhe lodhje kështu që është e rëndësishme që të gjeni mënyra të qetësoni foshnjën. Nëse i kuptoni shenjat e foshnjës, kjo do t’ju ndihmojë që të reagoni dhe në shumë raste të parandaloni të qarat që të mos fillojë fare.

Nëse foshnja qanë, provoni të:

  • Kontrolloni nëse foshnja është e uritur.
  • Kontrolloni që të siguroheni që nuk i është ndotur pelena. Nëse kjo ka ndodhur, ndërroni atë.
  • Vini re shenjat e sëmundjes dhe dhimbjes. Kontrolloni nëse ajo ka temperaturë më të lartë se 38ᵒC, nëse i është ënjtur mishi i dhëmbëve apo ka infeksion të veshit.
  • Lëkundni foshnjën apo ecni me të.
  • Këndoni apo flisni me foshnjën.
  • Ofroni një biberon apo një lodër.
  • Bëni një xhiro me karrocë.
  • Bëni një xhiro me makinë. Sigurohuni që ta lidhni mirë në ulësen e makinës.
  • Mbështjellni foshnjën me një batanije.
  • Lëshoni muzikë të lehtë apo lëshoni diçka në televizor. Sigurohuni që zëri të mos jetë i lartë.
  • Ndizni fshesën me rrymë, ndizni makinën e tharrjes së rrobave apo lëshoni ujin në rubinet apo vaskë. Disa foshnje i pëlqejnë këta tinguj.
  • Mbani foshnjën afër trupit tuaj. Merrni frymë qetë dhe ngadalë.
  • Nëse asgjë tjetër nuk funksionon, vendosni foshnjën në krevatin e saj, mbylleni derën dhe kontrollojeni pas 10 minutash.

Është e rëndësishme që ju t’i përgjigjeni foshnjës shpejtë që ta siguroni që ajo nuk është vetëm. Mos u brengosni, nuk e llastoni duke e mbajtur shumë në dorë.

Studimet kanë treguar se foshnjat që janë mbajtur shpesh kanë qarë shumë më pak. Ato poashtu rriten dhe bëhen më të pavarura, sipas një hulumtimi nga Johns Hopkins University, një nga institucionet më të mira botërore të shëndetësisë.

Nëse foshnja juaj qan më gjatë sesa zakonisht dhe asgjë që ju bëni nuk e qetëson, kontaktoni mjekun e foshnjës për të kontrolluar nëse mund të ketë ndonjë arsye mjekësore apo nëse është e sëmurë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë