Die, Maj 9, 2021
Banner Top
Banner Top
Filmi ‘The Notebook’  – i pashëndetshëm për  lidhjen tuaj!

Filmi ‘The Notebook’ është një prej filmave më romantik. Skena e puthjes në shi në mes të aktorëve, Ryan Gosling dhe Rachel McAdams, është ikonike.

Shumë persona, mund ta imagjinojnë lidhjen e tyre njëjtë sikur ajo që kanë parë në këtë film.

Por siodqoftë, psikologët, thonë që një dashuri e tillë – nuk është dashuri që duhet marr shembull.

Ekspertët e shohin lidhjen e Allie dhe Noah (personazhet e filmit) si jo realiste. Noah ndërton një shtëpi që e ka ëndrruar të ketë – i shkruan asaj letra cdo ditë, por në fakt ata nuk e njohin mirë njëri – tjetrin.

Në film pas 10 viteve pa u parë, cifti bashkohen dhe kalojnë jetën së bashku. Ekspertët, thonë që kjo nuk mjafton që një lidhje të jetë e fortë.

Disa besojnë që Noah është shumë romatik. Të tjeërt, që sjelljet e tij nuk janë të duhura. Ai nuk pranon ‘jo’ si përgjigje e madje kërcënon që do e vrasë veten, nëse ajo nuk del në një takim me të.

Në film shihet se si cifti debatojnë tërë kohën dhe nuk pajtohen për asnjë gjë. Gjatë debateve, ata i bërtasin dhe e godasin njëri – tjetrin. Këto janë shenja tipike të një lidhje abuzive dhe toksike, por në film kjo gjë tentohet që të normalizohet si ”dashuri e pakusht”.

Ekspertët sugjerojnë që të shohim filma më realistik, sa i përket dashurisë. Një prej filmave që rekomandojnë është edhe La La Land, pasi në fund cifti ndonëse duhen shumë – nuk bëhen bashkë. Ata besojnë që në këta filma, si La La Land, dashuria paraqitet ashtu sic është, e pa glorifikuar dhe në të gjitha anët./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë