Mër, Pri 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Fillon edicioni i dytë i Ligës së Shkollave për futbollin e vajzave në Prishtinë

Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka njoftuar se sot ka nisur zyrtarisht garimi i vajzave në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Shkollave, që organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

“Pas edicionit të parë të suksesshëm të Ligës së Shkollave, ky projekt zhvillimor është zgjeruar tashmë edhe me futbollin e vajzave, me synim për të rritur përfshirjen e tyre aktive në sportin shkollor dhe duke krijuar mundësi të barabarta për talentet e reja.” ka bërë të ditur FFK-ja.

Sipas njoftimit, k aktivitet është gjithashtu në përputhje me një nga shtyllat kryesore të strategjisë së FFK-së, barazinë gjinore në futboll, duke synuar fuqizimin e vajzave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet e garave.

“Suksese për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe urojmë për një tjetër një edicion të suksesshëm garash!” ka uruar FFK-ja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë