Enj, Pri 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoni

Pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar. Kështu është bërë e ditur sipas të dhënave të publikuara në web faqen e Institutit të Shëndetit Publik.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në Maqedoni, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.

Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë