Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmija 7-vjeçar vret aksidentalisht me armë babanë e tij në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në Tiranë, ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga fëmija e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku aksidentalisht nga djali i tij i mitur 7-vjeçar, është plagosur efektivi i FNSh-së, shtetasi R. B., i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë. /TCH/

Youtube

Arkiva

Kategoritë