Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Edhe një doktor i Prizrenit vdes nga COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar që mjeku nga Prizreni, Lulzim Kolgjeraj, ka humbur betejën me COVID-19.

“Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka.

Youtube

Arkiva

Kategoritë