Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Duda Balje në bashkëpunim me NGO “Have Hope” shpërndanë dhurata për pacientet e Onkologjisë për nder të festës së 8 Marsit

Me organizatore Dafina Kuklecin, infermiere e Radiologjisë në Klinikën e Onkologjisë, deputetja Duda Balje bashkë me Organizatën Have Hope kanë bërë donacion për gratë e prekura nga sëmundja e kancerit në QKUK për nderë të festës së 8 marsit.

Kukleci në bashkëpunim me Baljen dhe Arnisa Osmanin të mbijetuarën nga kanceri i gjirit kanë organizuar listën e grave më me nevojë në Klinikën e Onkologjisë, dhe ju kanë dhuruar proteza, paruke, fjongo, lule dhe dhurata të tjera, në shpërndarjen e të cilave ka ndihmuar edhe ekipi i Familjajonë.

Ndërkaq, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka falendëruar deputeten dhe organizatat që kanë bashkëpunuar në këtë inciativë.

“Realisht është një organizim me kryesuese deputeten Duda Balje e cila ka shprehë një gatishmëri dhe përkrahë vazhdimisht gratë me kancer të gjirit, këtë 8 Mars e kanë kurorzuar me një donacion prej parukesh dhe gjoksorëve, kjo është një gjë e mirë që tregon përkushtim për pacientet e sëmura nga kanceri”, tha Kurtishi.

Lulet e dhuruara ishin donacion nga Merita Jusufi në bashkëpunim me lulishten Agrocoop dhe Teuta’s Beauty.

Arkiva

Kategoritë