Mër, Kor 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Displazia e kërdhokullave – Si ta dalloni te fëmija juaj? – Intervistë me Dr. Qerim Shehu, ortoped-traumatolog

Displazia zhvillimore e ijeve (kofshëve), e njohur ndryshe si DDH (Developmental Dysplasia of the Hip), është një nga çrregullimet ortopedike që haset më shpesh tek foshnjat e sapolindura.

Sipas Dr. Qerim Shehu, ortoped-traumatolog, ndonjëherë gjendja fillon para lindjes së foshnjës, dhe ndonjëherë ndodh pas lindjes, ndërsa fëmija rritet. Mund të prekë një kofshë ose të dy kofshët. Shumica e foshnjave të mjekuara me kohë në fëmijërinë e hershme nuk kanë probleme me koshët pas përfundimit të mjekimit.

Në rastet me displazi, kjo nyje mund të mos jetë e stabilizuar mirë koka e femurit mund të qëndrojë pjesërisht ose plotësisht jashtë folesë së saj natyrore“, shpjegon Dr. Shehu.

INTERVISTA E PLOTË:

Si mund të vërehet displasia?

Displazia e ijeve zakonisht nuk shkakton dhimbje në foshnjat e porsalindura, prandaj është e vështirë të identifikohet nga vetë prindërit pa kontrolle mjekësore të rregullta. Megjithatë, sipas doktor Shehut, ekzistojnë disa shenja që mund të ngritin dyshime për këtë çrregullim:

-Kërdholullat e foshnjës bëjnë një kërcitje ose klikim që dëgjohet ose ndjehet.

 -Këmbët e foshnjës nuk kanë të njëjtën gjatësi.

 -Një kofshë ose këmbë nuk lëviz njësoj si ana tjetër.

 -Lëkura e palosur nën vithe ose në kofshë nuk rreshtohet.

 -Fëmija çalon kur fillon të ecë.

Foshnjat me ndonjë nga këto shenja duhet të vizitojnë një mjek për të kontrolluar ijet e tyre. Gjetja dhe trajtimi i hershëm i DDH zakonisht do të thotë se ka një shans më të mirë që ijet e foshnjës të zhvillohen normalisht,” thekson ai.

Kush rrezikon më shumë?

Ky çrregullim mund të prekë çdo fëmijë, por disa grupe janë më të rrezikuara. Vajzat janë dy deri në katër herë më të prekura se djemtë. Po ashtu, fëmijët me lindje në pozicion pelvik, të lindur parakohe, me histori familjare të displazisë ose me sindroma të caktuara gjenetike kanë një probabilitet më të lartë për ta zhvilluar këtë gjendje.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Diagnostikimi i hershëm është thelbësor. Sipas protokolleve mjekësore, ekzaminimi me ekografi të ijeve bëhet në javët e 4–6 pas lindjes, kurse radiografia përdoret më vonë, pas moshës 4 muajshe, kur kockat kanë filluar të formohen më qartë.

Mjekimi i kërdhokullave kërkon qasje kritike dhe të specializuar.Varësisht nga mosha në të cilën diagnostifikohet dallon edhe mënyra e mjekimit.Tek i posalinduri mjekimi është gjithmonë konzervativ dhe në shumicën e rasteve sjell rrezulltate të shkëlqyeshme ,” sqaron Dr. Shehu.

Displazia zhvillimore e ijeve është një gjendje që mund të trajtohet me shumë sukses nëse kapet herët. Kujdesi, vëmendja e prindërve dhe ndërhyrja profesionale në kohë bëjnë dallimin midis një problemi të përkohshëm dhe një çrregullimi që mund të ndikojë gjithë jetën.

Youtube

Arkiva

Kategoritë