Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Dërgohet pa shenja jete një fëmijë në QKMF e Rahovecit

Fotoja: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec nga familjarët është dërguar një fëmijë pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 16:45.

“Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 24.12.2021-16:45. Është raportuar se në QKMF-Rahovec nga familjarët është sjell një fëmijë mashkull pa shenja jete”, thuhet në raportin policor.

Ekipi kujdestar mjekësor ka konstatuar vdekje e viktimës, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Arkiva

Kategoritë