Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Dallimet mes një psikopati dhe sociopati

Ndonëse mund të përdoren të dy termet për një person, psikopati dhe sociopati nuk janë e njëjta gjë.

Mjekët nuk i diagnostifikojnë më njerëzit si psikopat apo sociopat, pasi në vend të këtyre termeve tani përdoret: Crregullim i personalitetit antisocial.

Shumë ekspert besojnë që psikopatët dhe sociopatët, i ndajnë të njëjtat veti. Të dytë, kanë sens të vogël mbi atë se cfarë është e duhur dhe e gabuar. Gjithashtu, nuk mund të kuptojnë ndjenjat e të tjerëve. Ndonëse kanë të përbashkëta, psikopatët dhe sociopatët kanë edhe dallime.

Sipas psikologut, Micheal Tompkins, pika dalluese mes të dyve është tek ndërgjegjja – pra tek ‘zëri’ i brendshëm që na bënë të kuptojmë nëse dicka që po bëjmë është e duhur apo e gabuar.

Psikopatët nuk kanë ndërgjegjje. Nëse ju gënjejnë ose vjedhin nga ju, nuk ndjehen në faj.

Sociopatët në anën tjetër mund të kenë ndërgjegje, por jo në masë të madhe. Ndonëse mund të jetë i vetëdijshëm që vjedhja është e gabuar, e mund të ndjehet në faj, sërish nuk e ndalon veprimin!

Në filma shohim gjithmonë psikopatët dhe sociopatët, të jenë të dhunshëm por në jetën reale nuk ndodh rëndom kështu. Në përditshmëri, këta persona nuk janë domosdoshmërisht të dhunshëm, por janë manipulues.

Nuk është fare e lehtë të vihet re një sociopat. Ata kryesisht janë intelegjent, sharmant dhe shprehin emocione përmes mimikës. Sociopatët mund të pretendojnë që i interesojnë problemet e juaja, por në realitet ata nuk brengosen fare për ju.

Në anën tjetër, psikopatët janë më të ftohtë dhe kalkulues. Ata i kalkulojnë me kujdes lëvizjet e tyre dhe zemërohen kur një gjë nuk shkon sipas planit të tyre./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë