Ka rezultuar negative në testin për koronavirus kancelarja gjermane Angela Merkel.
Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Ajo momentalisht ndodhet në karantinë për shkak se mjeku i saj që e vizitoi ka rezultuar të jetë i infektuar me koronavirus. Megjithatë thuhet se Merkel kishte pasur vetëm një kontakt të shkurtër me atë mjek.
Ndryshe shteti gjerman ka paralajmëruar se do të shtojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Familja Jonë













