Sht, Maj 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Costa drejtuar qytetarëve të Kosovës: Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës,Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i është drejtuar me një video qytetarëve të Kosovës.

Në videon e publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Costa i është drejtuar Kosovës, si anëtar i ardhshëm i BE-së.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore.” është shprehur Costa.

Ai tutje ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të vayhdojnë të punojnë për ta bërë realitet bashkimin në familjen evropiane.

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë për ta bërë këtë realitet. Ju keni të njëjtin destinacion si pjesa tjetër e rajonit, Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të bëhet realitet. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa!”, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian.” ka shtuar ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë