Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është amaranti?

Amaranti eshte nje bime me origjine nga Amerika Qendrore dhe Jugore, nga kultivimi i se ciles eshte e mundur te nxjerresh kokrra te ngrenshme, te mbyllyra ne brendesi te luleve me tonalitet te kuq, nga ku marrin emrin. Kokrrat qe duken si fara e bejne amaranton te ngjashem me nje drith, nga ku merr dhe perkufizimin “pseudo drith”.

AmarantI eshte perdorur si ushqim baze bashke me quinoan dhe misrin nga Inkasit dhe Azteket. Per shume kohe kaloi ne harrese derisa u rizbulua ne vitet 60 ne Shtetet e Bashkuara. Nga ai moment kultivohet sot ne gjithe boten.

Kokrrat jane karakteristike dhe me forme te rrumbullaket. Amaranti mund te mbillet direkt ne te hapur, apo dhe ne kopshtet tona private. Farat mbillen ne pranvere dhe arrijne maturimin para se te vije stina e ftohte.Per te kuptuar maturimin mjafton ti tundesh pak lulet dhe te verifikosh nese kokrrat do fillojne te bien vete.

Ne kuzhine ,amaranti zihet ne uje nga 10-40 minuta (sipas preferences) derisa kokrrat te zbuten, duke pasur parasysh qe konsistenca e tyre duhet te mbetet gjithsesi pak krokante. Amaranti nuk ka nevoje te paravihet ne uje, por sygjerohet gjithsesi nje shpelarje me uje te ftohte. Mbasi zihet, eshte mire te lihet ne tenxhere 10 minuta para se ta kullohet, ne menyre qe kokrrat te fryhen.

  • A e dini se:
  • Amaranti është një burim i madh i proteinave, fibrave, manganit, magnezit, fosforit dhe hekurit.
  • Mbajtës i mire i sistemit tretës
  • Redukton inflamacionet
  • Përforëcues i eshtrave – Kalciumi i pranishëm në amarant lejon trupin të përdorë këtë mineral për riparimin dhe përforcimin e eshtrave.
  • Zvogëlues i kolesterolit
  • Lufton diabetin – Me vetëm një filxhan amarant do të siguroni mbi 100 për qind dozën e rekomanduar ditore të manganit, i cili shërben si një parandalues ​​i diabetit dhe ndihmon në reduktimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak.
  • Amaranti është pa gluten, kështu që njerëzit me ndjeshmëri ose intolerancë ndaj glutenit janë të lirë të konsumojnë Amarantin.

Amarantin mund ta gjeni në Tregun Ditor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë