Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka duhet të dini për belbëzimin?

Belbëzimi është e metë e të folurit apo një gjendje që afekton aftësinë e një personi për të folur rrjedhshëm. Mund t’i bëj ata që t’i përsërisin fjalët, pjesët e fjalive apo tingujt. Dikush që belbëzon ka të ngjarë që të zgjasë shqiptimin e një fjale apo tingulli.

Shumica e rasteve të belbëzimit fillojnë në fëmijëri. Ai zakonisht nisë në mes moshës 2 dhe 6 vjeçare kur fillon të zhvillohet fjalori i tyre. Sipas disa hulumtimeve të bëra nga ekspertë të kësaj lëmie, thuhet se belbëzimi ndodh më shumë tek djemtë sesa tek femrat.

Simptomat e belbëzimit janë zakonisht të dukshme kur e dëgjoni dikë duke folur apo i shihni se kanë vështirësi në të folur. Shenjë tjetër e belbëzimit është shqiptimi i zgjatur i një fjale. Mund të vëreni gjithashtu edhe shenja fizike që janë karakteristikë e belbëzimit. Këto përfshijnë rrotullimin e kokës dhe syve kur personi ka vështirësi në nxjerrjen e fjalëve.

Shenjat e para të belbëzimit zakonisht paraqiten në moshën 18-24 muajshe. Kjo është kur ata fillojnë t’i lidhin fjalitë dhe fjalori i tyre vërtetë fillon të zgjerohet. Është normale që fëmijët të belbëzojnë në këtë fazë.

Në të vërtetë, askush nuk e di se pse ndodh belbëzimi, prandaj nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur apo parandaluar. Sapo të dyshoni apo të dalloni se belbëzimi mund të jetë një problem për fëmijën tuaj, ju nuk duhet ta injoroni atë. Ndërhyrjet e herëshme mund të ndihmojnë. Mos e ndëshkoni fëmijën tuaj për shkak të belbëzimit. Bëhuni të durueshëm. Të qenit i padurueshëm kur fëmija juaj flet, vetëm sa e përkeqëson belbëzimin. Kjo e vë fëmijën tuaj edhe më shumë në siklet./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë