Të premten në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar urologu Fahredin Veselaj, me të cilin u diskutua për infeksionet në traktin urinar.
Për afro një orë sa zgjati emisioni shikuesit mësuan më shumë lidhur me infeksionet e traktit urinar, format se si shkaktohen këto infeksione dhe trajtimit të tyre.
Një cështje që u diskutua gjatë intervistës ishte edhe për llojet e cajrave që ndikojnë në mbrojtjen kundër infeksioneve të traktit urinar, saktësisht, cilët lloje të cajrave ndihmojnë në këtë aspekt.
Sipas urologut, të gjitha llojet e cajrave janë të rekomandueshëm për shërimin e infeksioneve të traktit urinar, por si më i duhuri është caji i brusnicës.
“Të gjitha cajrat janë të mirë. Sigurisht që caji i brusnicës, uvea ursit dhe caji i magdanozit ndoshta janë më të rekomanduarit. Caji në përgjithësi dhe caji i brusnicës në vecanti ndihmon në dy mënyra: e para është për shkak të efektit të brusnicës në ngecjen apo pengimin e infeksionit urinar dhe e dyta, pirja e lëngjeve në formë të cajrave e nxit diurezën apo nevojën për urinim, kësisoj edhe akti i urinimit ndihmon në mos ardhjen e infeksionit”, theksoi ai për Familja Jonë.
Veselaj gjithashtu shpjegoi se përdorimi i brusnicës në formë kapsulash ose sirupesh nuk e sjell efektin e njëjtë sikurse ndodh me konsumimin e tij në formë caji. Përvec kësaj, brusnica që shitet në këto variante ka një cmim jo të arsyeshëm. /familjajomne