Të gjithëve na pëlqen përqafimi.
Përqafimi me partnerin të bën të harrosh problemet e ditës dhe të ndjehesh rehat.
Rehatia emocionale ndikon edhe në shëndet të përgjithshëm!
Sipas hulumtimeve, përqafimi me partnerin përvec të mirave të tjerëve, ndikon në uljen e hormoneve të stresit. Edhe nëse keni kolesterol të lartë, përqafimi ndihmon që ta balanconi. Por e ka një anë negaitive. Përqafimi është edhe varësi!
Përqafimet ndihmon partnerët që të jenë më intim, por nuk ka dyshim që i bën më të varur ndaj njëri – tjetrit. E për këtë varësi ekziston një arsye.
Gjatë përqafimit lirohet një hormon që quhet oxytocin. Ky hormon fillimisht është analizuar si substancë që ndikon lindjen tek gratë. Eshtë poashtu i njëjti hormon që ‘urdhëron’ trurin të prodhohet qumështi.
Shkencëtarët, gjithashtu kanë kuptuar që ky hormon ndikon në ndjenjën e lumturisë, dashurisë e rehatisë. Thënë më thjeshtë: ky është hormoni që ndikon në ndjesinë e lumturisë.
Shkencëtarët kanë kuptuar që ky hormon lirohet në sasi më të lartë pikërisht kur kemi kontakt fizik me dikë që duam./FamiljaJone