Pre, Maj 1, 2026
Banner Top
Banner Top
BSPK: Punëtori në Kosovë punon shumë e jeton pak

Me rastin e Ditës Botërore të Punëtorit, Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves – BSPK, ka publikuar një komunikatë për media e cila përfshin fjalën e kryetarit të kësaj sindikate, Atdhe Hykolli, që i drejtohet opinionit publik me mesazh për 1 majin.

Sipas kësaj komunikate, 1 maji është kujtesë se dinjiteti në punë nuk jepet, po fitohet dhe mbrohet çdo ditë.

“Sot, zëri i punëtorit nuk mund të zbutet me fjalë të mira. Ai kërkon drejtësi. Punëtori në Kosovë punon shumë e jeton pak.” thuhet në komunikatë.

BSPK ka ngritur shqetësimin se çmimet rriten pa ndalë, ndërsa paga mbetet pas dhe puna nuk po e mban jetën dhe ka theksuar se kjo situatë nuk mund të normalizohet.

“Nuk mund të pranohet që djersa të mos kthehet në mirëqenie. Nuk mund të pranohet që puna të mos japë siguri. Kjo është vijë që nuk duhet të kalohet më.” thotë BSPK.


Tutje BSPK-ja ka theksuar se kjo thirrja për vendimmarrësit nuk është formale por është kërkesë e drejtë dhe e menjëhershme që të vendosin ekuilibër mes çmimeve dhe pagave, ta përmbyllin Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe ta funksionalizojnë pa vonesë Këshillin Ekonomiko-Social. Sepse siç ka cilësuar BSPK-ja, pa këto, drejtësia në punë mbetet fjalë, jo realitet.


Youtube

Arkiva

Kategoritë