Shkruar nga: Besnik Peci – Sociolog dhe Psikolog
Virusi, Frika, Politika, Teritori, Siguria, Rreziku, Mashtrimi, Tradhtia, janë këto fjalët kyqe që i përmban secili fjalim i secilit individ që sot i’u drejtohet opinionit publik.
Sinqerisht me krejt këtë situate e arsyetojë çdo përjetim emocional që kalohet nëpër të. Bashkndjej me ta çdo ditë.
I lus publikisht të gjithë njerëzit ti japin shpresë njëri tjetrit dhe popullit. Edhe në situatat më të randa popullin e ka mbajt shpresa e pozitiviteti që në këtë nivel kaq të ultë skanë qenë asnjëherë në mesin tonë.
Ju ftoj të shohim pozitivisht sepse edhe nata më e errët e ka agimin e saj, edhe tuneli më i gjatë e ka fundit dhe sheh dritën edhe dhimbja ma e madhe e ka fundin e saj. Andaj me Kujdes të shtuar, me një përkrahje të jashtëzakonshme ndaj njani tjetrit, me një dashuri të pakushtëzuar dhe me një shkall të lartë të solidaritetit ta ballafaqojmë edhe këtë situatë.
Do të ja dalim, por pa panik.
As covid 19 nuk na dëmton ma shumë se sa kjo gjendje e rënduar frike e torture.













