Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Belbëzimi: Shkaqet, llojet dhe trajtimi – Intervistë me logopeden Elona Ismajli

Krenare Hoti

Belbëzimi është një çrregullim i të folurit që prek shumë fëmijë në mbarë botën, shpesh duke ndikuar ndjeshëm në vetëbesimin dhe ndërveprimin e përditshëm. Megjithëse shpesh keqkuptohet nga publiku i gjerë, belbëzimi ka shkaqe të ndryshme dhe forma të ndryshme shfaqjeje.

Në këtë intervistë me logopeden Elona Ismajli, nga Instituti për shërbime psikologjike-sociale ‘Visar Sadiku’, eksplorojmë më thellë arsyet që çojnë në belbëzim, llojet kryesore që evidentohen në praktikë, dhe qasjet më bashkëkohore në trajtimin dhe menaxhimin e tij.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë.

  1. Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme që çojnë në belbëzim te fëmijët?

Shkaqet e belbëzimit nuk janë gjithmonë të qarta, por ndër më të zakonshmet përfshijnë:

  • Zhvillimi i pabarabartë i gjuhës: Kur fëmija përpiqet të flasë më shpejt se sa është në gjendje të përpunojë gjuhën.
  • Trashëgimia familjare: Nëse një anëtar i familjes ka pasur belbëzim, ka mundësi më të larta që edhe fëmija të zhvillojë belbëzim.
  • Stresi emocional ose presioni: Mund të përkeqësojë belbëzimin te fëmijët që tashmë kanë tendencë për të belbëzuar.
  • Ndryshimet neurologjike: Studime tregojnë se strukturat dhe funksionimi i trurit mund të jenë ndryshe te personat që belbëzojnë.

2. A ndikon trashëgimia ose zhvillimi neurologjik në shfaqjen e belbëzimit?

Po. Trashëgimia luan një rol të rëndësishëm. Rreth 60–70% e personave që belbëzojnë kanë histori familjare me belbëzim. Gjithashtu, zhvillimi neurologjik mund të ndikojë, pasi te disa individë janë vërejtur dallime në zonat e trurit që kontrollojnë të folurin.

3. Cilat janë llojet kryesore të belbëzimit dhe si dallohen ato në praktikë?

Tri llojet kryesore janë belbëzimi primar belbëzimi transient (kalues), belbëzimi sekondar dhe belbëzimi abrubpt,

Belbëzimi primar ende nuk është belbëzim, por fëmija nuk është i vetdijshëm për mënyrën e të folurit, mundohet por nuk e largon. Belbezimi tranzient (kalues) paraqet formë kalimtare në mes belbezimit primar dhe sekondar. Tensioni i muskulatures është i rritur, ndërsa gërcet vazhdojnë. Belbezimi sekondar është belbëzim i vërtet që ka simptome të ndryshme dhe shkallë të ndryshme të zhvillimit.

4. Si mund të bëhet identifikimi dhe vlerësimi i hershëm i belbëzimit te një fëmijë?

Identifikimi përfshin vëzhgimin e të folurit të fëmijës, sidomos kur ka përsëritje të shpeshta tingujsh, fjalësh apo pauza të gjata. Vlerësim nga logopedi, ku bëhet analiza e rrjedhshmërisë, ritmit, dhe ndikimit të belbëzimit në të përditshmen, si dhe mbledhja e historisë familjare dhe zhvillimore, për të vlerësuar faktorët rrezikues.

5. Cilat metoda terapeutike janë më të efektshme për trajtimin e belbëzimit?

Metodat më të përdorura dhe efektive janë terapia e rrjedhshmërisë së të folurit (fluency shaping) e cila ndihmon në folje më të ngadaltë, ritmike dhe të kontrolluar. Terapia e modifikimit të belbëzimit e cila ndihmon individin të belbëzojë më me kontroll dhe më pak tension. Modelimi indirekt (për fëmijët e vegjël) – ku prindërit flasin më ngadalë dhe qetë, duke i ndihmuar fëmijës të imitojë një model të foluri më të rrjedhshëm. Lidcombe Program, terapi e bazuar në lojë për fëmijët nën 6 vjeç, që përfshin edhe prindin në ndërhyrje.

6. A mund të zhduket belbëzimi plotësisht apo zakonisht menaxhohet gjatë jetës?

Te shumica e fëmijëve, belbëzimi zhvillimor largohet vetvetiu deri në moshën 6 vjeç. Megjithatë, për një përqindje të vogël, belbëzimi vazhdon në adoleshencë dhe moshë të rritur. Në këto raste, zakonisht menaxhohet me terapi, por nuk zhduket plotësisht.

7. Si ndikon mbështetja e prindërve dhe mësuesve në përmirësimin e të folurit te personat që belbëzojnë?

Mbështetja është vendimtare. Prindërit dhe mësuesit ndihmojnë përmes krijimit të një mjedisi të qetë dhe të durueshëm për të folur, duke mos e ndërprerë ose nxitur fëmijën të “flasë më shpejt”, duke e inkurajuar të pranoj mënyrën e të folurit pa gjykim dhe duke bashkëpunuar me logopedin për ushtrime dhe strategji në shtëpi dhe shkollë.

Për të caktuar një termin me Logopeden Ismajli, thirrni në numrin +383 43 864 550 apo kontaktoni Visar Sadiku Psikolog Klinik në facebook duke klikuar në këtë link: https://www.facebook.com/psychologist1987

Youtube

Arkiva

Kategoritë