Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Bakllava në mënyrë vegane

Receta për bakllavanë paksa më ndryshe e cila është zëvendësim i shkëlqyeshëm për bakllavanë “e zakonshme”, e cila është plot sheqerna të pashëndetshëm

Përbërësit për shurup:

– 80 ml ujë;
– 120 ml shurup panje;
– 2 lugë lëng limoni.

Për bakllava:

– 350 g hurma,
– 185 g bajame;
– 150 g arra,
– lëvore e një portokalli;
– 1,5 lugë çaji kanellë të bluar;
– ¼ lugë çaji kripë deti;
– Petë për bakllava pa vezë;
– 3 lugë vaj ulliri;
– 2 lugë fëstëkë të grirë.

Përgatitja:

Bëni shurupin

Të gjithë përbërësit qitni në një tenxhere të vogël dhe lini të vlojnë dhe të zihet përbërja derisa të bëhet shurupi i dendur.

Lëreni anash që të ftohet plotësisht.

Bëni bakllavanë

Nga hurmat nxirrni bërthamat dhe zhytni në tenxhere me ujë të vluar që të zbuten.

Pastaj kulloni dhe hurmat bashkë me arrat, bajamet dhe koren e portokallit, kanellën dhe kripën e detit qitni në blender derisa të gjithë përbërësit të bluhen dhe të bashkohen.

Nëse përbërja është tepër e thatë, shtoni edhe pak ujë.

Nga frigoriferi nxirrni petët për bakllava dhe lini të qëndrojnë rreth dhjetë minuta në temperaturë dhome para se t’i përdorni.

Furrën nxeheni në 180 gradë Celsius.

Tepsinë për pjekje lyeni me vaj dhe vendosni tri petë për bakllava brenda, mirëpo çdo petë lyeni ndaras me vaj.

Në petë qitni gjysmë përbërje për fill dhe sërish radhisni tri petë të lyera me vaj. Pastaj fillin dhe sërish petët.

Nëse në paketë keni më shumë petë, mund t’i radhisni edhe më shumë se 3, sepse sa më shumë petë, bakllavaja do të jetë më e mirë.

Kur t’i radhisni të gjitha petët, ato në majë lyeni me vaj dhe pritni me thikë në formë bakllavaje apo si t’ju jetë më lehtë.

Piqeni bakllavanë rreth 45 minuta në furrën e nxehur më parë, derisa të marrë ngjyrë të artë në të gështenjtë.

Kur të piqet, qitni sipër shurupin e ftohur (është me rëndësi që në bakllavanë e nxehtë të qitni shurup të ftohtë).

Qitni sipër fëstëkë të grirë dhe ëmbëlsira juaj është e gatshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë