Dr. Muharrem Krasniqi, specialisti i Klinikës së Anesteziogjisë dhe mjekimit intensiv, ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë, këtë e kanë bërë të ditur koleget e tij.
Krasniqi ka qenë një nga anesteziologët që ka punuar vazhdimisht gjatë pandemisë me pacientë të sëmurë nga Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në Mjekimin Intensiv.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve Lulzim Emini, si dhe drejtori i Klinikës së Anestezionit Gazmend Spahija.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar po ashtu ka shprehur ngushëllime duke e çmuar punën dhe kontributin e të ndjerit./gsh



