Mër, Maj 24, 2023
Banner Top
Banner Top
American Austrian Foundation vazhdon përkrahjen e mjekëve nga Kosova

American Austrian Foundation (AAF), udhëhequr nga dr. Wolfgang K. Aulitzky, ka përkrahur kyçjen e mjekëve nga Kosova në këtë projekt nga viti 2005 bashkë me mjekët specialistë nga 109 shtete të botës

Dr. Aulitzky ka mundësuar pjesëmarrjen në mbi 450 seminare në Salzburg të mjekëve specialistë nga Kosova, nga lëmitë e ndryshme mjekësore dhe 40 aftësime një mujore në spitalet e Austrisë.

Në këto seminare ligjerojnë ekspertët më të njohur nga SHBA dhe Austria.

Secila pjesëmarrje e mjekëve në këto aktivitete në austri ka kosto prej 3.000 deri 5.000 euro.

Poashtu, Dr. Aulitzky, ka mundësuar organizimin e tre simpoziumeve satelitore nga fusha e radiologjisë, neurologjisë, mjekësësisë emergjente në vitet 2008, 2013 dhe 2016 duke mundësuar prezencën e ekspertëve nga SHBA, Austria, Meksika, Çekia, Kolombia, Lituania dhe Maqedonia për të ndarë përvojat bashkëkohore me kolegët në kosovë.

Njëherit, Dr. Aulizky ka vazhduar përkrahjen ndaj mjekëve nga Kosova edhe në vijim.

Pas rinovimit të hapësirave në Klinikën e Radiologjisë është formuar një bibliotekë me kapacitete për tu zhvilluar dhe shërbyer në pacientët kosovarë në mënyrë moderne.

Me kërkesën e drejtorit të klinikës Dr. Bujar Gjikolli, me rastin e ditëlindjes së 70të të për të shprehur simbolikisht mirënjohje dhe vlerësuar kontributin madhështor shumëvjeçar, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Dr. Basri Sejdiu, ka miratuar emërimin e bibliotekës në Klinikën e Radiologjisë me emrin e Wolfgang K. Aulitzky, MD.

Në fotografi shihen disa nga mjekët që kanë përfituar nga ngritja profesionale në seminaret e Salzburgut.

Youtube

Arkiva

Kategoritë