Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Aloe Vera, ideale për lëkurë e flokë

Aloe Vera, ka vite të tëra që njihet për fuqinë shëruese që ka. Shumica e dinë që Aloe Vera, ndihmon për largimin e të djegurave në lëkurë dhe shpesh quhet si super – bimë.

Kjo bimë është njohur si shërues për dëme të ndryshme në lëkurë, sic janë të djegura dhe të prera.

Aloe Vera, është ideale edhe për të lehtësuar imflamacionet në lëkurë.

Ju mund ta përdorni Aloe Verën, edhe si një maskë në lëkurë pasi njihet si shërues i pucrrave dhe akneve.

Këtë bimë, mund ta përdorni edhe si pastrues së trupit. Pra ju mund ta përdorni losionin e Aloe Verës, si një vaj esencial për të pasur lëkurë të pastër dhe të butë.

Kurse për personat që kanë probleme me humbje flokësh, Aloe Verën, mund  ta përdorin një deri dy herë në javë.  Kjo pasi kjo bimë, riparon qelizat e vdekura dhe stimulon daljen e flokëve të reja./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë