Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Alergji apo coronavirus, cili është ndryshimi?

Simptomat e alergjisë, gripit, coronavirusit ose ftohjes, në fazën e hershme, mund të jenë të ngjashme ndaj duhet patur kujdes për të kuptuar dallimin.

Me ardhjen e pranverës, njerëzit preken nga alergjitë sezonale ndaj në vijim gjeni një informacion përmbledhës për dallimin mes alergjisë dhe COVID-19.

Simptomat e alergjisë janë më të lokalizuara

Simptomat më të zakonshme të alergjive sezonale përqendrohen në zonën e syve, hundës, pra në pjesën e kokës. Ndërkohë coronavirusi prek traktin e poshtëm të frymëmarrjes.

Nëse keni alergji mund të keni rrjedhe hundësh dhe teshtima, por vështirë të përballeni me dhimbje fyti, kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje muskujsh.

Nëse nuk keni probleme me astmën, alergjitë nuk shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, dallim ky i rëndësishëm nëse e krahasojmë me COVID-19.

Simptomat e alergjisë janë të lehta dhe përsëriten

Nëse përjetoni simptoma të njëjta vit pas vit, gjasat janë që të keni alergji sezonale. Alergjitë mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi, por kurrsesi që të qëndroni në shtrat.

Simptomat e coronavirusit mund të përkeqësohen

Dallimi kryesor në këtë pikë është vështirësia në frymëmarrje, temperaturë që nuk ulet, pavarësisht medikamenteve, dhe problemeve me muskujt dhe kollën.

COVID-19

Simptomat kryesore:

– kollë
– temperaturë
– vështirësi në frymëmarrje
– lodhje

Simptoma më të rralla:

– ethe
– dhimbje koke
– humbje e aftësisë për të shijuar ose nuhatur
– dhimbje muskujsh
– probleme me fytin
– rrjedhje nga hundët
– të vjella ose diarre

Youtube

Arkiva

Kategoritë