Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Aktivitetet e përditshme me rrezik më të lartë në përhapjen e Covid-19

Pothaujse në të gjithë botën me largimin e masave, njerëzit kanë filluar të i kthehen jetës normale. Por a janë të gjitha aktivitetet që ne i bëjmë të sigurta?

Reuters në New York ka pyetur 5 epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik për të vlerësuar 9 aktivitete të përditshme me vlera nga 1 deri në 5, ku 1 i përket aktivitetit me rrezik të vogël kurse 5 aktivitetit me rrezik të lartë. Të gjithë këta shkenctarë u pajtuan se rrespektimi i rekomandimeve nga institucionet përkatëse është i nevojshëm për të i bërë këto aktivitete më të sigurta.

“Aktivitetet me rrezik të lartë janë ato të cilat zhvillohen në hapsira të mbyllura, pa ventilim të duhur si dhe me numër shumë të madh të njrëzve, ku bëhet i pamundur respektimi i distancës fizike.” tha Ryan Malosh, një studiues nga Universiteti i Michigan-it. ” Aktivitetet me rrezik më të vogël janë ato që zhvillohen jashtë, në hapsira të hapura, ku ka mundësi respikimi të distancës si dhe zgjasin më pak.”

– Vizita te mjeku- Rreziku i ulët (Mesatarja 2.1)
“Njerëzit po i shmangin vizitat te mjeku si ato rutinore edhe ato urgjente. Mirëpo vizita te mjeku tani për tani është një nga aktivitetet më të sigurta, përshkak të protokoleve të screening-ut për stafin, dhomave të pritjës dhe masave të dezinfektimit të marra parakrakisht.”- tha Jared Baeten nga Universiteti i Washington-it.

– Pikniku në natyrë- Rreziku i ulët (Mesatarja 2.3)
“Njerëzit duhet të vendosin maskat nëse nuk janë duke ngrënë apo pirë, të mbajnë me vete një satinitizues për duar dhe t’a përdorin para ushqimit, si të mbajnë distancën të paktën 1.5m nga njëri tjetri dhe të mos i ndajnë me mes vete ushqimet apo pijet. Çdo gjë që përfshin kontakt më të afërt mund të rrisë rrezikun për transmetim të virusit” – tha Marybeth Sexton nga Universiteti Emory.

– Lojërat në natyrë- Rreziku i ulët deri në të moderuar (Mesatarja 2.4)
“Nëse janë në pytje fëmijët e rritur apo të rriturit, të cilët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e distancimit, nëse numri i personave në këto aktiviteti është i limituar dhe aktiviteti nuk kërkon kontakt të afërt fizik rreziku mund të vlerësohet edh eme notën 2. Por në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël rreziku rritet në 4 apo 5”- tha Sexton.

– Shoping-u (blerjet)- Rreziku i moderuar (Mesatarja 2.5)
” Kur kryeni blerjet gjithmonë është e rëndësishme të mbahet maskat, e njejta vlen edhe për personat që e ofrojnë shërbimin.” tha Beaten.

– Kthimi në zyrë- Rreziku i moderuat (Mesatarja 2.6)
” Zyret mund të organizohen duke e bërë punën me ndërrime, në mënyrë që të zvogëlojnë numrin e punëtore në një hapsirë brenda të njejtës kohë.”- tha Barun Mathena nga Universiteti Columbia

– Vizita tek një i afërm i moshuar- Rreziku i moderuar (Mesatarja 3.2)
” Rreziku është i madh për personin e vjetër, sidomos nëse personi që e viziton nuk ka qenë i kujdesshëm dhe nuk i ka respektuar udhëzimet. Mbani maska. lani duart, mbani distancën!” tha Richard Jackson nga Universiteti i Califonia-s.

– Një prerje flokësh- Rreziku i moderuar (Mesatarja 3.4)
” Nëse stafi aty nuk janë simptoma dhe si ata si ju mbajnë maska, rreziku nuk është i lartë. Mirëpo nëse dikush kollitet apo teshtinë dhe nuk përdoren mjetet mbrojtëve, largohuni nga aty sa më parë!” Tha Jackson.

– Shkuarja në një restorant- Rreziku i moderuar (Mesatarja 3.4)
” Ngrënia jashtë ka rrezik më të vogël sesa ngrënja në hapsira të mbyllura të restoranteve. Rreziku gjithashtu varet edhe nga distanca mes tavolinave, numri i njerëzve në hapsirë dhe përdorimi i maskave dhe higjiena e stafit.” tha Sexton

-Transporti publik- Rreziku i lartë (Mesatarja 4.1)
“Zakonisht kjo është diçka që njerëzit janë të detyruar të bëjnë nëse janë punëtorë thelbësorë dhe duhet të fitojnë jetesën, veçanërisht në zonat urbane. Unë do të vishja doreza, do të maskoja dhe do t’i laja duart.  Autobusët duhet t’i hapin dritaret, nëse është e mundur. ” tha Jackson.

Arkiva

Kategoritë