Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Ahmeti: Nuk do ta lëmë asnjë punëtor pa mbrojtje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që komuna e Prishtinës ka bërë blerje të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe të administratës.

“Komuna e Prishtinës ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës. Nuk do të lëmë asnjë punëtorë pa mbrojtje. Dhe nuk do të bëhemi barrë shtesë për nivelin qendror.

Apeli im te institucionet qendrore është për më shumë koordinim. Centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftëra të tilla. Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi. Së paku mund të flas në emër të krejt kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë