Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
A transmetohet koronavirusi përmes mushkonjave?

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se Covid-19 nuk mund të përhapet nga mushkonjat.

Kjo deklaratë u nis duke e parë vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullojnë në internet.

Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet rrjetit social Twitter ka sqaruar se coronavirus nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, pasi që është virus respirator, shkruan Le Parisien, transmeton netdoktori.

 “Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter.

Youtube

Arkiva

Kategoritë