Enj, Kor 2, 2026
Banner Top
Banner Top
A mund të infektohemi me Covid-19 përmes ujit të detit?

Sot, zyrtarisht janë hapur kufijtë mes shumicës së shteteve nëpër botë por edhe në Ballkanin e Evropës ku ne jetojmë. Me këtë rast, të gjithë ata që mepadurim duan të jenë në plazh e afër detit mund ta realizojnë këtë dëshirë të tyre. 

Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se ne ishim në karantinë për shkak të një pandemie që u shkaktua nga coronavirus Covid-19, me emrin mjekësorë SARS-CoV-2, i cili ishte edhe temë diskutimi për faktin se a mund të kthehet një valë e dytë e përhapjes së tij, tani meqë masat mbrojtëse janë lehtësuar.

Duke e dhënë një përgjigje më zyrtare kreu i Emergjencës Kombëtare në Shqipëri, Skendër Brataj tha se uji nuk përbënë rrezik por qëndrimi në plazhë e në rërë.
Ai theksoi se duhet të ruhet distanca sociale, edhe pse pas 1 qershorit do të jepen edhe udhëzimet specifike se si do të funksionojnë plazhet për të mos sjellur rrezik në përhapjen e një vale të dytë të pandemisë.

“Janë bërë studime për ujërat e deteve, ku është treguar se nuk ka një gjurmë të virusit apo mbi infeksion. Por problem është qëndrimi afër në rërë dhe distancimi social sikurse e kemi thënë. Nga data 1 qershor do të jepet të gjitha direktivat se si do të funksionojnë plazhet, qysh nga distancat dhe numri për metër katrorë, që janë faktorë për të ruajtur nga infektimi”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë