Pre, Tet 11, 2024
Banner Top
Banner Top
A është normal gjumi gjatë shtatëzanisë?

Gjate tremujorit te pare te ngjizjes, grate jane pergjithesisht te prekura nga ipersonnia, gjendje konstante e te paturit gjumi, pergjate gjithe harkut ditor.

Kjo pergjumje e perhershme ne kete faze, shkaktohet nga “mbi puna” qe i nenshtrohet trupi i gruas. Zemra pompon me shume gjak dhe rrit qarkullimin, mushkerite prodhojne me shume oksigjen, progresteroni (hormoni i shtatezanise) zvogelon fazen REM te gjumit, faza me e thelle dhe gjithashtu sheqernat ne gjak zvogelohen.

Ketyre u shtohet edhe lodhja psiko-fizike e lidhur me te perzjerat ne stomak dhe ndjenjen e ankthit, qe edhe pse shtatezania eshte nje event i lumtur, gruaja i provon pashmangshmerisht te gjitha keto ne kete prespektive te re qe eshte duke pritur.

Tremujori i dyte i shtatezanise eshte ai ne te cilin grate ndihen ne forme te shkelqyer dhe plot energji. Pergjate tremujorit te trete shfaqen shqetesime te reja gjate gjumit te cilat lidhen me motive sic jane ndryshimi i prakticitetit te perditshem. Si rritja e barkut, gje qe pengon tashme te fjeturin ne cdo pozicion, apo shkelmimi dhe pesha e bebit te cilat shtrengojne fshikezen e urines, duke detyruar nenen e ardhshme te shtoje vajtje ardhjet dhome e gjumi-tualet.

Ne fakt kjo pagjumesi e nates, e pergatit gruan me ritmin zgjim-gjume te cilin duhet ta perballoje ne momentin e ushqyerjes me gji edhe naten.

Eshte e rendesishme qe nenat e ardhshme te pushojne dhe te bejne dremitje apo gjume pasditeve, pasi studime klinike kane treguar qe ka nje lidhje shume te forte midis cilesise se gjumit dhe sistemit imunitar te gruas; komplikimet pergjate lindjes se femijeve nen peshe, jane me te shpeshta te nenat qe kane pushuar pak gjate periudhes se shtatezanise.

Mirepo per t’u siguruar qe ju dhe bebi keni nje shendet te mire gjithmone duhet konsultuar me gjinekologun tuaj.

Spitali Sirona eshte vendi ku ju mund te gjen iqetesine duke u konsultuar me gjinekolog profesionist te cilet ju japin keshillat me te mira.

Youtube

Arkiva

Kategoritë