Një mjek ka deklaruar se konsumimi i panxharit mund të ketë ndikim pozitiv në uljen e tensionit të gjakut.
Sipas ekspertit shëndetësor Dr.Suraj Kukadia, i njohur në rrjetet sociale si “Dr Sooj”, panxhari është i pasur me nitrate dietale, të cilat janë treguar se ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut si në nivel qendror ashtu edhe në atë periferik, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Ai thekson se hipertensioni është një gjendje e rrezikshme që prek rreth një në tre të rritur dhe mund të çojë në komplikime serioze si sulmi në tru dhe ataku në zemër nëse nuk trajtohet me kohë.
Sipas tij, përveç ndikimit në uljen e tensionit, panxhari mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e performancës fizike.
Dr.Kukadia sugjeron se për ata që nuk e pëlqejnë shijen e tij, panxhari mund të kombinohet me mollë, xhenxhefil apo të përzihet në lëngje frutash për konsum më të lehtë.












