Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
A duhet ta ushqeni fëmijën tuaj me gji nëse nëna është me grip?

Një grup mjekësh pediatër në Itali kanë treguar se të ushqyerit me gji gjatë periudhës kur nëna është me grip nuk është gabim, vetëm se e mbron fëmijën nga virusët e stinës.

Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.

“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifik që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai.

Megjithatë, gjidhënia gjatë kohës me grip mund të jetë e mundimshme, andaj ne ju këshillojmë që të merrni hapa parandalues ndaj sëmundjes./Kidstime/

Arkiva

Kategoritë