Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Video lojërat mund të jenë mjaft tërheqëse, por a mund të bëhen disa njerëz të varur nga to? Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë po.

Fëmijët dhe moshat e reja janë frekuentuesit më të shpeshtë të lojërave elektronike. Por kur dëshira për të luajtur në lojërat online, kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…

Thjesht luajtja e video lojërave nuk është e mjaftueshme për tu llogaritur si çrregullim. Përkundrazi, çrregullimi ndodh kur lojërat ndërhyjnë në jetën e përditshme të njerëzve.

Një person zakonisht duhet të ketë simptoma për një vit në mënyrë që të diagnostikohet me çrregullimin, tha OBSH.

Tema e varësisë nga video lojërat  ka qenë e diskutueshme për shumë kohë, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse çrregullimi i lojrave është një gjendje unike e shëndetit mendor.

Por disa ekspertë të shëndetit mendor janë mbështetës të kësaj teorie. Në Twitter, doktor John Jiao, një mjek i ilaçeve urgjente, tha që diagnoza ishte “e nevojshme shumë”.

“Përndryshe njerëzit me varësi reale, të ligjshme nga video lojërat shpesh mund të kenë probleme me sigurimin që paguajnë për terapinë e tyre, veçanërisht nëse nuk i përshtaten ndonjë diagnoze tjetër,” tha Jiao.

Arsyeja se pse video lojërat konsiderohen tashmë edhe ligjërisht si sëmundje, lidhet me faktin se tiparet që shfaq një individ që përdor lojërat online janë tipare që flasin për çrregullime të shëndetit mendor, gjendje të paqetë dhe pasioni i pakontrolluar./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë