Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto truqe ju ndihmojnë në eleminimin e aromës së keqe nga këpucët dhe atletet

Soda e bukës është një produkt me shumë përdorime që shumica e njerëzve e kanë në shtëpi.

Të vetmen gjë që duhet ta bëni është që në gete të vjetra t’i hidhni disa lugë sode buke, t’i lidhni t’i vendosni në këpucë.

Veç kësaj, në këpucë vendosni edhe dy apo tri qese të papërdorura të çajit, varësisht sa kundërmojnë këpucët dhe t’i lini të qëndrojnë 24 orë.

Për eliminimin e aromave të forta përdorni detergjent për larje të rrobave dhe uthull.

Nëse atletet mund t’i lani në rrobalarëse, lani në temperaturë të ulët me një sasi të vogël detergjenti të rrobave dhe një gotë uthull. Mos shtoni zbutës sepse mund t’i dëmtoni atletet, por pasi t’i lani, ato lini të thahen në diell.

Disa këshillojnë që atletet mund t’i fusni në frigorifer me ngrirje të thellë. Të ftohtit është konstatuar që ndikon në eliminimin e aromave, ndërkaq folia do të mbrojë ushqimin nga kontaminimet, shkruan express.co.uk.

Një këshillë tjetër përfshin një tas dhe alkool. Mbushni një tas me alkool, lagni një copë pambuku dhe aplikojeni alkoolin në pjesën e poshtme të këpucës derisa të mbulohet plotësisht. Duke qenë një antiseptik natyral, alkooli do të dezinfektojë këpucën dhe do ta ‘thajë’ erën. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë