Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Efektet e konsumimit të mollës gjatë shtatëzanisë

Pemët dhe perimet na furnizojnë me shumë gjëra ushqyese, të vyeshme për trupin tonë, mirëpo me vite shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se ka lidhje mes mollës dhe astmës si dhe funskionimit më të mirë të mushkërive.

Shkencëtarët konsiderojnë se lidhja vjen për shkak të përbërjes fitokimike të mollës, e cila përmban flavonoide, të cilat e zbusin ndjeshmërinë e bronheve andaj edhe e ulin rrezikun e astmës. Një apo dy molla në javë janë të mjaftueshme për t`u arritur efekti i përmirësimit të frymëmarrjes dhe uljes së rrezikut të astmës.

Përfitimet për shtatëzënat

Ndikimi i mollave në funskionimin e mushkërive është aq i madh saqë përçohet edhe tek foshnja e palindur. Shkencëtarët kanë anketuar 2000 shtatëzëna dhe kanë arritur të kuptojnë se a është e rëndësishme mënyra e të ushqyerit për foshnjet e tyre. Është vërtetuar se nënat që kanë ngrënë molla ua kanë bartur edhe fëmijëve përfitimet shëndetësore, d.t.th ulje e rrezikut të astmës dhe lehtësim i frymëmarrjes. Fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë katër apo më tepër molla në javë, kanë 40% më pak gjasa që të kenë probleme me frymëmarrjen dhe 50% më pak gjasa për diagnostikim me astmë.

Përfitimet e shumëfishta

Përveç që ulin rrezikun e astmës, mollat ulin edhe rrezikun e tumorit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip2.

Duke marrë parasysh se kemi përfitime të shumta nga mollat, duhet ta bëni pjesë përbërëse të dietës suaj./femra.net/

Youtube

Arkiva

Kategoritë