Mungesa e hekurit në gjak mund të çojë në një sërë problemesh serioze shëndetësore, duke përfshirë aneminë nga mungesa e hekurit.
Rreth 10 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, kanë nivele të ulëta hekuri dhe afërsisht 5 milionë prej tyre janë diagnostikuar me anemi të mungesës së hekurit, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Fakte të shpejta mbi hekurin:
– Shtesa e rekomanduar ditore (RDA) ndryshon midis moshës, por gratë që janë shtatzënë ju nevojitet dozë më e lartë.
– Hekuri promovon shtatzëni të shëndetshme, rritje të energjisë dhe performancë më të mirë atletike. Mungesa e hekurit është më e zakonshme tek atletet femra.
– Mbidozimi me hekur mund të rrisë rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe diabetit.
Marrja e rekomanduar
Doza e rekomanduar ditore (RDA), për hekurin elementar varet nga mosha dhe gjinia e një personi. Vegjetarianët gjithashtu kanë kërkesa të ndryshme për hekur.
Bebet:
0 deri në 6 muaj: 0,27 miligramë (mg);
7 deri në 12 muaj: 11 mg;
Fëmijët:
1 deri në 3 vjet: 7 mg;
4 deri në 8 vjet: 10 mg;
Meshkujt:
9 deri në 13 vjeç: 8 mg;
14 deri në 18 vjeç: 11 mg;
19 vjeç e lart: 8 mg;
Femrat:
9 deri në 13 vjeç: 8 mg;
14 deri në 18 vjeç: 15 mg;
19 deri në 50 vjeç: 18 mg;
51 vjeç e lart: 8 mg;
– Gjatë shtatzënisë: 27 mg.
– Gjatë laktacionit në moshën mbi 19 vjeç: 9 mg.
Suplementet e hekurit mund të jenë të dobishme kur njerëzit e kanë të vështirë të marrin mjaftueshëm hekur vetëm përmes masave dietike, si për shembull në një dietë me bazë bimore.
Përfitimet shëndetësore
Hekuri ndihmon në ruajtjen e shumë funksioneve jetësore në trup, duke përfshirë energjinë dhe fokusin e përgjithshëm, proceset gastrointestinale, sistemin imunitar dhe rregullimin e temperaturës së trupit.
Anemia nga mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje, rrahje të zemrës, lëkurë të zbehtë dhe gulçim.