Infeksionet e traktit urinar, ka raste kur manifestohen me dhimbje të shumta gjatë urinimit dhe nevojës së shpeshtë për të urinuar.
Dhe për fat të keq, ato janë një nga infeksionet më të zakonshme bakteriale që gratë mund të zhvillojnë – 50% deri 60% e tyre do të zhvillojnë të paktën një gjatë gjithë jetës.
Nëse tashmë keni një infeksion të traktit urinar, atëherë trajtimi i vetëm është një antibiotik.
Sidoqoftë, nëse jeni duke u përpjekur të parandaloni një infeksion të tillë, boronicat mund t’ju ndihmojnë.
Boronica përmban një substancë të quajtur proantocianidina të cilat nga natyra kimike janë polifenole. Kjo përbërje u jep frutave si boronicat ngjyrën e tyre të kuqe të thellë.
Në anën tjetër prezenca e proantocianidina thuhet se: “Parandalon bakteret që të ngjiten në rreshtin e fshikëzës, ku ato mund të përparojnë dhe të çojnë në një infeksion”, thotë urologe Kathleen Kobashi. /BusinessInsider