Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga sëmundjet që mund të shkaktohen te fëmijët nga mungesa e vitaminës D

Vitamina D është tejet e rëndësishme për mirëqënien e kockave tona. Njërezit mendojnë se një dietë e kompletuar mjafton por, në rastin e vitamines D, pak ushqime janë ato që e përmbajnë. Psh që të marrim sasinë e nevojshme të vitamines D, duhet të konsumojmë përditë salmon ose merluc ose sardele.

Që të rrisim praninë e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozohemi mjaftueshëm në diell dhe të marrim suplement për të përdorur vitaminën e aktivizuar nga rrezet diellore. Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës D.

Mungesa e vitaminës D

Mënyra më e mirë për ta zbuluar është të bëhet një test gjaku i cili do të vlerësojë nivelet e saj në gjakun tuaj. Mungesa e vitaminës D sjell këto probleme shëndetësore:

Grip

Mungesa e vitaminës D predispozon fëmijët të sëmurën më shpesh nga viroza që prekin rrugët e frymemarrjes. Vitamina D ul shpeshtësinë e infektimeve të fëmijëve nga sëmundjet e aparatit të frymemarrjes.

Dobësi muskulare

Ka shumë mundësi të ndjeni dobësi muskulare nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në gjakun tuaj. Për një lloj muskujsh, është e domosdoshme që receptorët e tyre të mbështeten nga vitamina D që ato të funksionojnë si duhet.

Psoriaza

analogë të sintetizuar të vitaminës D janë gjetur të dobishëm në trajtimin e psoriazës

Sëmundje kronike të veshkave

Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë nevojë të marrin suplement të vitaminës D3 për të suportuar metabolizmin e kalciumit, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të kockave dhe për të rregulluar nivelet e hormones paratiroide.

Diabet

Një studim i realizuar në Finlandë ka studiuar rezultatet e 10,366 fëmijëve të cilëve ju krye një injeksion me vitaminë D3 në ditën e parë të jetës. Ata u vëzhguan për 31 vitet që pasuan. Ata vunë re se këta fëmijë kishin 80% më pak shance të shfaqies së diabetit të Tipit 1!

Astma

Vitamina D mund të uli seriozitetin e krizave të astmës. Ky konkluzion u nxorr pas një studimi në Japoni ku fëmijë shkollash që merrnin suplement të vitamines D prej 1200 IU/ditë, kishin kriza më të lehta të astmës në krahasim me fëmijët që nuk merrnin suplement.

Sëmundje periodontale

Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet, por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitaminës D pasi kjo e fundit prodhon përbërës më veti antimikrobiale të cilët ullin numrin e baktereve në gojë.

Sëmundje periodontale

Kjo sëmundje që shkakton gjakosjen dhe enjtjen e mishrave të dhëmbëve mund të evitohet por edhe luftohet me rritjen e nivelit të vitamines D pasi kjo e fundit prodhon përbërës me veti antimikrobiale të cilët ullin numrin e baktereve në gojë.

Skizofreni dhe Depresion

Edhe keto dy crregullime jane lidhur me mungese te vitamines D. Është e nevojshme që gjatë shtatzanisë dhe periudhës së fëmijërisë të mbahen nivele optimale të saj për të “kënaqur” receptoret e vitamines D ne tru, e rendesishme kjo per zhvillimin dhe funksionimin mendor ne jeten adulte.

Kancer

Është zbuluar lidhje midis nivelit të lartë të vitaminës D në gjak dhe riskut të ulët të kancerit të gjirit! Prandaj, çadrat kursejini vetëm për ditet me shi!

Parandalimi është veprim!

Këto situata shëndetsore të lidhura me vitaminën D nuk duhet tju frikesojnë. Duhet thjesht të veproni: Konsumoni më shpesh ushqime të pasura në vitaminë D si: Sardele; Salmon; Merluc; Peshk Ton; Mëlçi viçi; Të verdhën e vezës; Djathë; Dhe burimi më i mire i saj Dielli!

Youtube

Arkiva

Kategoritë