Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Profesori Dwan deri tani ka operuar 24 fëmijë në QKUK, Krasniqi takohet për ta falënderuar

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka takuar sot profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë.

Ai ka falënderuar profesorin nga Australia që bashkë me ekipin e klinikës këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë dhe do të vazhdojnë operacionet edhe në ditët në vijim.

Ndryshe, profesori Paddy Dewan misionet humanitare për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, i ka nisur në vitin 2011 dhe deri tani ka operuar rreth 300 fëmijë kosovarë me probleme të natyrës kirurgjike.Drejtori Krasniqi bashkë me profesorin Dewan dhe mjekët e klinikës kanë vizituar disa nga fëmijët e operuar, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë